“Jam deputet unë”, Jenisheri tenton të futet pa radhë në spital, e moshuara e bën për një lek (VIDEO)

TIRANË – Një situatë e pazakontë i ka ndodhur sot deputetit Selami Jenisheri, i cili është përplasur me një të moshuar për shkak të radhës në një institucion, moment ky i cili nuk ka shpëtuar pa u filmuar me celular nga të pranishmit e tjerë.

Përmes një videoje të publikuar në ‘Facebook’, blogeri Olti Curri shkruan se Jenisheri kishte tentuar të futej në institucion pa radhë, duke përmendur si argument të qenurit deputet.

Gruaja e moshuar dëgjohet teksa i thotë se jo deputet, po edhe sikur president të ishte nuk do të kishte të drejtë të futej pa radhë.

Nga pamjet duket se debati ka ndodhur në një spital.

“Jo deputet me qenë, po super, edhe presidenti nuk ka të drejtë”, – i thotë e moshuara deputetit Jenishehri.

“Kjo nena replikoi me kete dallkaukun se donte te hynte pa radhe se ishte Deputet medemek…dhe argumenti qe perdorte ishte se “kur udheton ai s’ka te drejte me i kontrollu çanten policia dhe se per ta arrestuar duhej te mblidhej parlamenti te vendoste
-Po ik ore se ligji per ty e per mu thot prit ne radhe, aty rri-ja ktheu nena. Supernena”, – shkruan blogeri krahas videos.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu