14 viktima dhe 627 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

ShKUP – Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka raportuar 627 raste të reja me COVID-19 dhe 14 viktima të tjera nga kjo sëmundje.

Sipas të dhënava të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është rritur në 79,815, përfshirë 2,354 vdekje.

Brenda ditës së fundit janë shëruar 644 pacientë të tjerë nga ky virus, duke e çuar në 56,743 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 20.718.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, autoritetet e vendit kanë kryer gjithsej 386.279 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.510 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu