Këngëtari Shpat Kasapi kapet me kokainë në Shkup

ShKUP – Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, njëherësh këshilltar i zëvendësministrit Artan Grubi, është kapur me drogë të llojit kokainë (2 paketa të vogla) para 1 muaji në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, – mësojnë së fundmi mediat në Maqedoninë e Veriut.

Këngëtari u arrestua në moment nga policia dhe ndaj tij është ngritur një padi. Ai është liruar sërish më vonë dhe së shpejti pritet të thirret në një seancë gjyqësore.

Telegrafi ka arritur të kontaktojë me menaxheren e kontaktit për publikun të këngëtarit Shpat Kasapi, por ajo është shprehur se nuk është në dijeni të rastit dhe se nuk mund të prononcohet lidhur me çështjen.

Ndërkohë, reagime nuk ka pasur ende as nga zëvendësministri Artan Grubi në rrjetet sociale apo nga vetë këngëtari në fjalë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu