U kap me kokainë në Shkup; Shpat Kasapi shkarkohet nga pozicioni që mbante në qeverinë maqedonase

ShKUP – Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka shkarkuar nga pozicioni i këshilltarit të tij këngëtarin e njohur, Shpat Kasapi.

Shkarkimi i Kasapit vjen pas raportimeve se ai ishte kapur me drogë (2 paketa të vogla kokainë) para një muaji në lagjen “Gjorçe Petrov” në Shkup.

Sipas mediave, bëhet me dije se ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi, por më pas është liruar dhe pritet të gjykohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë, në një reagim për mediat, vetë këngëtari është shprehur se një lajm i tillë nuk është i vërtetë dhe se ai aktualisht është në Tiranë për xhirimet e festave të fundvitit.

/Bulqiza.info/

Këngëtari Shpat Kasapi kapet me kokainë në Shkup

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu