Kryebashkiaku Alla uron vitin e ri përmes një video-mesazhi dhe bën bilancet e 2020; Cilat janë prioritetet për 2021? (VIDEO)

BULQIZËKryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla, përmes një video mesazhi ka uruar të gjithë bashkëqytetarët për Vitin e Ri 2021.

Në mesazhin e tij, Alla ka bërë fillimisht një bilanc të vitit 2020, duke e vlerësuar atë si një vit të mbushur me sfida të shumta, të cilat padyshim do të lënë gjurmë në kujtesën e gjithsecilit nga ne. “Një vit me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, e akoma më i vështirë me pandeminë globale, prej së cilës u prekëm edhe ne.”, shprehet Alla.

Kryebashkiaku ka shprehur një falënderim të veçantë për të gjithë bashkëqytetarët, të cilët sipas tij kanë qenë mbështetja dhe frymëzimi më i madh gjatë kësaj periudhe. “Falë bashkëpunimit tuaj dhe të shumë partnerëve tanë, ia dolëm jo vetëm të përballonim këto vështirësi, por të mos bënim asnjë hap pas në lidhje edhe me planet tona për ta ndryshuar Bulqizën.” vijon ai në video mesazhin e postuar në faqen zyrtare në facebook.

Më tej, Alla bëri një bilanc të vitit 2021. Në mesazhin e tij ai thekson se:

U angazhuam maksimalisht në menaxhimin sa më të mirë të krizës së pandemisë ku iu gjendëm pranë me ndihma të shumta mbi 2500 familjeve në nevojë dhe rreth 1000 pensionistëve në pamundësi për të lëvizur.
Ndërhymë në hapjen e rrugëve në pothuajse të gjitha njësitë administrative të Bulqizës. Përfunduam Unazat e qytetit të ri dhe të vjetër, Rrugën e Kodrës së Danit, etj.
Rikonstruktuam dhe ndërtuam mbi 130 kilometër kanale vaditëse në çdo njësi administrative të Bulqizës.
Po vazhdojnë punimet me ritme shumë të kënaqshme për ndërtimin e Ujësjellësit të Qytetit dhe atij të Gjoricës, prej të cilëve do të përfitojnë mbi 22 mijë banorë.
Rikonstruktuam dhe ndërtuam disa qendra shëndetësore.
Një punë u vyer ishte ajo në përmirësimin e infrastrukturës së shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duke krijuar një model të ri menaxhimi dhe shërbimi ndaj fëmijëve tanë.
Mbi të gjitha, ne ishim anekënd Bulqizës, në qytet, Fushë-Bulqizë, Shupenzë, Gjoricë, Ostren, Trebisht, Martanesh e Zerqan. Për mua, Bashkia ka qenë një dhe e vetme!”

Në lidhje me prioritetet për vitin 2021, Alla thekson se na presin një sërë projektesh dhe angazhimesh, ku padyshim arsimi, infrastruktura, ekonomia, turizmi dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve do të jenë prioritetet e punës së tij.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu