Futbollisti shqiptar hyn në 50-n më të mirë të Evropës

UEFA bëri përzgjedhjen e talenteve të futbollit europian dhe një vend mes tyre ka edhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare listohet mes lojtarëve të rinj, të cilët mund të jenë yjet e së ardhmes.

Kumbulla

“Kumbulla u bë pjesë e sistemit për të rinjtë te Verona që në moshën 8-vjeçare. I gjatë dhe qendërmbrojtës I fortë, ai admiron Giorgio Chiellini. U transferua te Roma në shtator dhe menjëher u përshtat me skuadrën e kryeqytetit italian”, është komenti që shoqëron profilin e 20-vjeçarit.

Në merkaton e verës së shkuar, Marash Kumbulla hyri në orbitën e klubeve më të mëdhenj të Serie A, ndërsa në fund zgjodhi Romën.

Impakti i tij ishte i menjëhershëm si titullar, por edhe si shënues me gola të rëndësishëm, njëri prej tyre në Ligën e Europës.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu