VIDEO/ Frika nga përmbytjet; Bashkia Bulqizë organizon shtabin e emergjencave

BULQIZË – Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë ndikuar ndjeshëm edhe në prurjet e lumenjve dhe përrenjve që kalojnë në territorin e Bashkisë Bulqizë.

Në disa akse rrugore ka pasur rrëshqitje të tokës, e në disa të tjera përmbytje jo të konsiderueshme, pa krijuar problem për kalimtarët dhe banorët e zonave.

Burime nga Bashkia Bulqizë për Bulqiza.info bëjnë me dije se shtabi i emergjencave pranë kësaj bashkie është mbledhur për të diskutuar rreth nevojave që mund të lindin nga reshjet që po bien dhe që pritet të jenë me intensitet edhe më të lartë gjatë ditëve në vijim.

Ekipet e punës së Bashkisë Bulqizë kanë qenë në terren për të hapur rrugën menjëherë pas rrëshqitjes së dheut në segmentin e rrugës Smollik.

Ndërkohë, duket se ndërtimi i urës Tre Çezmat-Zall Sopot dhe pastrimi i shtratit të Zallit të Bulqizës ka ndihmuar që uji të mos dalë jashtë dhe të shkaktojë përmbytje.

 

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu