“Zyrtarisht e martuar”/ Këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë me menaxherin e saj

Këngëtarja e njohur Aida Doçi ka dhënë lajmin e bukur se sot është celebruar në martesë.

Përmes një postimi në Instagram ku shfaqet krah bashkëshortit, e njëkohësisht menaxherin e saj, Naser Qelin, teksa mban dhe një buqetë me lule në dorë, ajo ka shkruar: “Zyrtarisht e martuar. Ti i dhe kuptim jetës sime”.

Më herët në një intervistë për “Prive”, Aida tha se e ka njohur Naserin gjatë kohës që bashkëpunonin, por, më vonë filloi të shfaqej dashuria.

Ndërkohë, Naseri ka folur edhe për martesën e tij të parë dhe për fëmijët që ka me ish-bashkëshorten. Aida tha se ka marrëdhënia shumë të mira me djalin dhe vajzën e tij dhe se ata e respektojnë shumë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu