BULQIZË – Nisur nga situata e vështirë e krijuar pas reshjeve të ditëve të fundit, Bashkia Bulqizë njofton se ka vendosur në dispozicion të qytetarëve dy automjete për transport publik falas, në linjën Qytet i Ri – Qytet i Vjetër dhe Qytet i Vjetër – Qytet i Ri.
Përmes një njoftimi për shtyp, Bashkia Bulqizë bën me dije se ky shërbim do të ofrohet gjatë gjithë ditës, nga mëngjesi deri në mbrëmje, brenda orareve të lejuara për lëvizjen e lirë të qytetarëve gjatë kohës së pandemisë, si edhe do të vazhdojë deri në përmirësimin e situatës.
Ndërkohë, automjetet do të nisen nga stacionet e urbanëve.