Administratori i Ujësjellësit të Bulqizës përgënjeshtron lajmin për helmimin e qytetarëve nga uji i pijshëm në Shupenzë

BULQIZË – Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se rreth 30 persona në Njësinë Administrative Shupenzë, në Bulqizë, kishin mbetur të helmuar nga përdorimi i ujit të pijshëm të ujësjellësit. Këto pretendime u përgënjeshtruan menjëherë nga Bashkia Bulqizë, e cila e konsideroi këtë lajm si të pavërtetë, duke argumentuar.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ka reaguar së fundmi edhe vetë Administratori i Ujësjellësit të Bulqizës, Asllan Daxha.

Në një prononcim për mediat, Daxha ka mohuar me bindje të plotë që të ketë pasur ndonjë helmim të qytetarëve nga përdorimi i ujit të ujësjellësit, duke thënë se vendburimet e ujit janë të sigurta, të rrethuara dhe të monitoruara. Po ashtu ai shtoi se rrjeti i transmetimit të ujit është i klorifikuar rregullisht.

Në lajmin e publikuar në media pretendohej që uji i pijshëm të ishte përzier me ujrat e zeza nga dëmtimi i tubacionit, por Daxha i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke argumentuar se në Shupenzë tubacioni i ujit të pijshëm nuk ka asnjë kontakt me ujrat e zeza.

“Nuk ka kanalizime të ujërave të zeza në Njësinë Administrative Shupenzë. Ka një linjë ujësjellësi që është e monitoruar. Jam 100% i bindur se nuk ka ardhur nga uji, sepse dy vendburimet e ujit janë të sigurta, të rrethuara dhe monitoruara me roje dhe të klorifikuara. Mendoj se është virozë, sepse paraqitja e personave të ndryshëm në grupe nga 3 apo 5… Ne jemi në kontakt me drejtoreshën e qendrës shëndetësore”, – tha ai.

/Bulqiza.info/

Lajmi për helmimin e 30 banorëve në Bulqizë, reagon Bashkia: E pavërtetë, nesër dalin analizat e ujit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu