30-vjeçari nga Dibra dhunon dhe përdhunon ish-të dashurën e tij në Tiranë, i shkoi në banesë

Foto ilustruese

TIRANË – Policia e Tiranës njofton sot se ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë, përdhunim dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për të riun Ledjon Spahiu, me origjinë nga Peshkopia, i cili mban edhe identitetin Besmir Kurtdeda.

Ai akuzohet se paraditen e djeshme i ka shkuar në banesë ish-të dashurës së tij, shtetases O.M., 20 vjeç, ndaj së cilës ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Vajza e ka denoncuar rastin në polici dhe ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L(B). S(K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale ‘Dhuna në familje’, ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’ dhe ‘Heqja e paligjshme e lirisë'”, – informoi policia në lidhje me këtë rast.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu