Aksident i rëndë në Klos/ Makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur në arë

KLOS – Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Klos, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suç, ku një automjet tip “Golf 5” që po udhëtonte në drejtim të Klosit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një arë anës saj.

Dy personat të cilët po udhëtonin me mjetin e aksidentuar pësuan lëndime dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në spital.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbulimin e shkaqeve të vërteta të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet që shkak të jetë bërë lagështia në rrugë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu