Denaj, takim me prefektin e Elbasanit: Diskutuam rreth masave, që po merren në lidhje me përballimin e situatës

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi një  takim pune me prefektin e Elbasanit Klevis Xhoxhi, me të cilin diskutoi mbi masat e marra për përballimin e situatës të krijuar, nga moti me reshje të dendura shiu, që ka përfshirë ditët e fundit vendin tonë.

“Një takim i frytshëm. Diskutuam rreth masave, që po merren në lidhje me përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e shiut, që kanë mbizotëruar gjatë këtyre ditëve”, theksoi Denaj.

Ministrja shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në koordinimin dhe zgjidhjen e problematikave të mundshme, që mund të evidentohen gjatë kësaj periudhe.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu