Fjoralba Ponari tregon fillimet e saj në televizion; “I ftuari më ngacmoi seksualisht”

TIRANË- Moderatorja Fjoralba Ponari ka treguar për herë të parë një ndodhi në fillimet e para të saj në televizion.

Ajo ka rrëfyer se kur ishte pjesë e “Top Arena”, një i ftuar e ka ngacmuar seksualisht në prapaskenë, ngjarje të cilën ajo e ka përjetuar shumë keq duke qarë.

“Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, ku ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive. Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam patur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, gati gati në prapaskena gjëja shkoi në ngacmim seksual. Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit. Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena, ka shumë që shkelin mbi gjemba, por do ia marrësh dorën. Ka qenë Ervini që më ka nxjerrë në shina”, tha ajo.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu