Këmbimi valutor/ Leku fiton terren ndaj euros

TIRANË- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku forcoi pozitat në këmbim me euron dhe humbi terren me dollarin amerikan, krahasuar me fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 101.61 lekë ose 0.46 lekë më shumë se ditën e shtunë.

Ndërsa euroja u ul në vlerën 123.54 lekë. 0.12 lekë më pak se në fundjavë.

Në pozita të trendit rënës këmbehen sot edhe paundi britanik e franga zvicerane.

Monedha britanike shënoi kuotën 137.14 lekë ose 0.27 lekë më pak dhe franga zvicerane u zhvlerësua lehtë me 0.06 lekë dhe këmbehet sot me 114.12 lekë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 101.61 +0.46
Euro EUR 123.54 -0.12
Poundi Britanik GBP 137.14 -0.27
Franga Zvicerane CHF 114.12 -0.06
Jeni Japonez (100) JPY 97.58 +0.21
Dollari Australian AUD 78.38 -0.24
Dollari Kanadez CAD 79.54 -0.24
Korona Suedeze SEK 12.28 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 11.95 -0.04
Korona Daneze DKK 16.62 -0.02
SDR SDR 146.84 +0.65
Ari(OZ 1) XAU 187885.53 -3,329.44
Argjend(OZ 1) XAG 2551.83 -132.69
Juani Kinez (onshore) CNY 15.69 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 15.69 +0.03
Lira Turke TRY 13.71 -0.04

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu