Arrestohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

PRIShTINË – Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili është bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka përfunduar sot në prangat e policisë për organizim të paligjshëm të tubimeve, në kuadër të masave kundër përhapjes së COVID-19.

Mediat në Kosovë raportojnë se Molliqaj, së bashku me disa simpatizantë të partisë që ai drejton ishin grumbulluar për të protestuar për qasjen që policia e Kosovës ka pasur në lidhje me zbatimin e masave anti-COVID.

Molliqaj dhe partia e tij pretendojnë se policia po tregon standarde të dyfishta në përmbushjen e funksioneve të saj; nga njëra anë duke ndëshkuar me gjoba qytetarët e thjeshtë dhe nga ana tjetër duke lejuar tubimet dhe grumbullimet partiake.

“Për partitë tubime, për qytetarët dënime’’, – ishte motoja e protestës, gjatë së cilës mësohet se përveç Molliqajt, janë arrestuar edhe 13 simpatizantë.

Besa Shahini, Ministrja që ndau deputetin nga gruaja | CNA.AL

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

“Të gjithë janë të barabartë, por partitë politike janë më të barabarta se të tjerët
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Policia si organ ligjzbatues po japin shembullin më të keq sa i përket respektimit të rregulllave për mbrojtjen nga pandemia.
Është mbi 3 milionë vlera e gjobave të shqiptuara për qytetarët. Secili aktivitet shoqëror apo afarist pas orës 20:00 është mbyllur. Secili që nuk ka arritur tamam në orën 20:00 në shtëpi është gjobitur. Qytetarët janë të barabartë para dënimeve. Por, janë disa qytetarë më të barabartë se të tjerët: partitë politike në kohë fushate.
Po bëhen dy javë ç’prej se kanë filluar tubimet ku shohim grumbullime të mëdha në hapësira të mbyllura, gjatë dhe pas orarit. Asnjë gjobë, asnjë vërejtje. Ne nuk e dimë që Ligji për Pandeminë i ka përjashtuar ata. Nuk e dimë po ashtu që ata të mos jenë bartës apo transmetues të virusit. Në këtë drejtim, sjellja e Policisë është jashtëzakonisht problematike. Ata i detyrohen ligjit dhe jo autoriteteve. Partitë e politikanët janë qytetarë si të tjerët, edhe rregullat e pandemisë vlejnë njëjtë për secilin. Kjo vetëcensurë në zbatim të ligjit duhet të ndalojë.
Ky qëndrim nuk kërkon ndalimin e tubimeve ose të aktiviteteve tjera. Çfarë kërkojmë është rregulla të njejta për secilin. Nese duhet tubime, le të ndryshojnë masat”, – shkruan Molliqaj në një postim në ‘Facebook’.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu