TIRANË- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku fitoi pikë ndaj valutave kryesore, euros dhe dollarit amerikan, ndërsa humbi terren me paundin britanik dhe frangën zviceran, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 123.43 lekë ose 0.11 lekë më pak se ditën e hënë.
Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua lehtë me 0.01 lekë dhe këmbehet me 101.60 lekë.
Paundi britanik u forcua sot në raport me lekun me 0.86 lekë dhe këmbehet me 138.00 lekë.
Franga zvicerane u ngjit në kuotën e 114.18 lekëve ose 0.06 lekë më shumë se një ditë më parë.
Aktorët e tregut shprehen se, luhatjet në tregun valutor i adreson ecurisë në bursat ndërkombëtare ndërsa faktor i rëndësishëm është edhe kërkesë oferta në tregun e brendshëm.
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
Dollar Amerikan | USD | 101.60 | -0.01 | |
Euro | EUR | 123.43 | -0.11 | |
Poundi Britanik | GBP | 138.00 | +0.86 | |
Franga Zvicerane | CHF | 114.18 | +0.06 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 97.50 | -0.08 | |
Dollari Australian | AUD | 78.48 | +0.10 | |
Dollari Kanadez | CAD | 79.73 | +0.19 | |
Korona Suedeze | SEK | 12.27 | -0.01 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 11.94 | -0.01 | |
Korona Daneze | DKK | 16.61 | -0.01 | |
SDR | SDR | 146.33 | -0.51 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 189019.69 | +1,134.16 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2585.72 | +33.89 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.73 | +0.04 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.74 | +0.05 | |
Lira Turke | TRY | 13.57 | -0.14 |