Përgënjeshtrohet anulimi i Lojërave Olimpike

TOKIO– Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios përgënjeshtruan sot zhvillimin e diskutimeve në shkurt përsa i përket një anulimi të mundshëm të Lojërave Olimpike të parashikuara në korrik, pas shtyrjes së tyre vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Në një fjalim para stafit të Tokyo-2020, drejtori i përgjithshëm i komitetit organizues, Toshiro Muto i cilësoi “informacione të rremë” spekulimet e medias japoneze se fati i Lëjërave Olimpike duhet të diskutohet në shkurt me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (CIO).

“Kur ky lloj informacioni publikohet, disa njerëz mund të ndihen të shqetësuar”, deklaroi Muto.

“Unë dua të them se ne nuk mendojmë në atë mënyrë fare dhe se këto artikuj janë të rremë”, shtoi ai.

Muto minimizoi gjithashtu rëndësinë e një sondazhi të publikuar të dielën duke sinjalizuar një rënie të mëtejshme të mbështetjes të opinionin publik japonez për zhvillimin e Lojërave Olimpike.

Përballë një rritjeje të fortë lokale të rasteve me koronavirus, Japonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme javën e kaluar në Tokio dhe rajonet e saj fqinje, gjë që përforcoi më tej skepticizmin e publikut për Lojërat Olimpike.

Në sondazhin e fundit të agjensisë së lajmeve Kyodo, 45% e të anketuarve donin që Lojërat Olimpike të shtyheshin për herë të dytë dhe 35% u shprehën se ishin pro anulimit të plotë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu