Sfidat e Bashkisë Bulqizë pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet

Bulqizë – Situata e shkaktuar nga reshjet e ditëve të fundit i gjeti ekipet e Bashkisë Bulqizë në terren, në çdo njësi administrative që pati nevojë për ndërhyrje.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Bashkia Bulqizë, gjatë këtyre ditëve, ekipet e punës së saj kanë qenë në disa akse rrugore, për të ndërhyrë sa më parë në dëmtimet e shkaktuara në rrugë nga reshjet, si edhe për të pastruar dhe devijuar shtratin e disa përrenjve që rrezikonin të shkaktonin përmbytje.

Kështu, ata kanë ndërhyrë në Bllacë, Zerqan, në Dushaj dhe fshatra të tjera në Fushë Bulqizë dhe Shupenzë, e kudo ishte e nevojshme.

Një nga sfidat që pret zgjidhje është zhbllokimi i kanalit kullues të hapësirës midis Qytetit të Ri dhe Qytetit të Vjetër, për të cilin nevojitet një ndërhyrje në kryqëzimin e tij me Rrugën e Arbrit.

Bashkia Bulqizë bën me dije se po shfrytëzon të gjitha mundësitë e saj për të menaxhuar sa më mirë vështirësitë që lindën pas përmbytjeve të fundit.

Image may contain: tree, outdoor and nature

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: people standing, tree, plant, mountain, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing, tree, outdoor and nature

Image may contain: tree and outdoor

Image may contain: tree, sky, mountain, outdoor and nature

Image may contain: tree, outdoor and nature

Image may contain: people standing, people playing sports, outdoor and nature

Image may contain: sky, outdoor and nature

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu