PRIShTINË- Një person ka humbur jetën dhe 299 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas IKShPK dhe laboratoreve private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (82 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.605 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.567.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 54.560 raste nga 201.918 persona të dyshimtë mes të cilëve 1.388 kanë humbur jetën.