ELBASAN – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit, ku pas një grindjeje në familje, djali i ka vendosur zjarrin shtëpisë.
Nga flakët kanë mbetur të asfiksuar dhe me plagë disa nga familjarët e tij, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit.
Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi me shishen e benzinës që kishte në dorë, i riu, rreth 25-vjeç, i ka vënë zjarrin edhe shtëpisë së fqinjit, ku një grua ka mbetur e lënduar nga flakët në disa pjesë të trupit.
Pas sinjalizimit, policia ka ndërhyrë duke e shoqëruar të riun në komisariat, ndërsa familjarët e tij ndodhen në spital.
(Burimi: ABC News)