KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkëlqim Mustafa

TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra subjektin e rivlerësimit, Shkëlqim Mustafa, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

KPK njoftoi se vendimi u mor sot, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në 11 janar për subjektin e rivlerësimit, Shkëlqim Mustafa.

“Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga  Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari relatore, Genta Tafa Bungo anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu