Qeveria italiane në krizë; Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

ROMË – Qeveria italiane e kryeministrit Xhuzepe Konte rrezikon të bjerë, kjo pasi kryetari i partisë në koalicion ka tërhequr nga posti dy ministra.

Mësohet se ish-kryeministri dhe kryetari i partisë ‘Viva Italia’, Matteo Renzi ka njoftuar së fundmi tërheqjen e ministreve, Tereza Belanova dhe Elena Boneti nga qeveria.

Gjatë një konference për mediat, Renzi ka thënë se kriza në qeveri ka ekzistuar muaj më parë dhe se nuk ka lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Ndërkohë që në ditët në vijim do të shihet nëse kryeministri Konte do të arrijë të ketë sërish mazhorancën, apo në këto kushte Italia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Siç raportojnë edhe mediat italiane, mes Renzit dhe Kontes përplasjet kishin nisur disa javë më parë, sa i takon menaxhimit të fondeve të BE lidhur me situatën e pandemisë së COVID-19.

Ngelet për t’u parë në ditët në vijim nëse do të krijohet qeveria e ‘Konte 3’.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu