Shqipëria nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Çekinë

TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, (DPPI) Ledina Beqiraj, nënshkroi sot memorandumin e bashkëpunimit me Zyrën e Pronësisë Industriale të Republikës së Çekisë, përfaqësuar nga presidenti i saj, Josef Kratochvil.

“Duke konsideruar rёndёsınё e pronёsısё ındustrıale pёr zhvıllımın e ekonomisё, promovimin e inovacionit dhe shkëmbimin e teknologjisë, si dhe duke njohur nevojёn pёr tё promovuar dhe përmirësuar inovacionin dhe për të forcuar sistemet kombëtare të pronësisë industriale, palët ranë dakort për bashkëpunim më të gjerë bilateral ndёrmjet Zyrave”, bën të ditur DPPI përmes një deklarate për shtyp.

Të dy zyrat ranë dakort për të krijuar modalitetet e nevojshme pёr tё patur shkëmbim të rregullt të informacionit dhe të praktikave mё tё mira, si dhe për të ndërmarrë së bashku trajnime dhe aktivitete të tjera bashkëpunuese.

Në deklaratë theksohet se zyra homologe e republikës së Çekisë, e cila ka festuar 100 vjetorin e krijimit të saj, është një ndër zyrat homologe ku DPPI mund të referohet për të përfituar dhe përvetësuar praktikat më të mira të punës në fushën e pronësisë industriale.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu