Skandali tek Shefqet Ndroqi; Prokuroria e Tiranës nis hetimet për pastruesen Tire Alldervishaj

Prokuroria e Tiranës

TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka njoftuar sot se ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e bujshme të zbuluar ditën e djeshme në spitalin ‘Sefqet Ndroqi’ (COVID-2), ku një pastruese akuzohet se duke u hequr si infermiere, u kishte marrë një shumë të madhe parash ryshfet familjarëve të një pacienteje, në këmbim të një kujdesi të shtuar.

Prokuroria do të hetojë për të qartësuar nëse bëhet fjalë për një rast sporadik, apo kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë përfitimi nga punonjësja në kurriz të të sëmurëve me COVID-19.

Pastruesja Tire Alldervishi është kallëzuar penalisht nga shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila thotë se në këmbim të një kujdesi të shtuar për të ëmën e shtruar në spital me COVID-19, i kishte kërkuar fillimisht 2000 lekë. Ndërkohë, brenda pak ditëve, kallëzuesja ka deklaruar se pastruesja ka përfituar prej saj 800.000 lekë të reja, duke e mashtruar sikur ishte infermiere.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të ”Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal

Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për ti shërbyer mamasë së kallzueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si inferimiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.

Në datën 28.11.2020 mamaja e kallzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID 19 dhe ka nderruar jete po ne kete spital me date 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe qe më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që ti jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqënëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallzuesja nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

Shuma e paguar ne total eshte rreth 800.000 leke te reja pa llogaritur ilacet qe kallezuesja sipas instruktimit te Tire Alldervishit i blinte neper farmaci te ndryshme per t’ia dhene asaj me qellim qe te behej mjekimi i mamase se saj.

Komunikimet ndermjet Tire Alldervishi dhe kallezueses jane bere si verbalisht ashtu edhe nepermjet rrjetit te komunikimit What’s Up.

Eshte ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj eshte depozituar kerkesa e Prokurorise per vleftesimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurise “arrest ne burg”

Prokuroria prane gjykates se shkalles se pare Tirane do te kryeje nje hetim te plote dhe te thelluar per te qartesuar nese ndodhemi para nje rasti sporadik apo para nje skeme te mirefillte perfitimi nga personeli mjekesor apo ndihmes ne kurriz te te semureve me semundjen COVID 19 duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale kedo qe do te rezultoje i implikuar.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu