Tre shtetet që kanë përparuar më shumë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19

Sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg, deri më tani janë ekzekutuar më shumë se 30,5 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit COVID-19, në 43 vende. Shpërndarja e miliarda të tjerave do të jetë një nga sfidat më të mëdha logjistike të ndërmarra deri më tani.

Por cilat janë tre vendet që kanë përparuar më së shumti deri më tani në procesin e vaksinimit?

Në vend të parë renditet Izraeli, në të dytë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në vend të tretë Bahrejni.

Izraeli kryeson renditjen me 20,7 doza të administruara për çdo 100 persona. Në vend të dytë, Emiratet e Bashkuara me 11.87 doza, ndjekur nga Bahrejni, me 6.26 doza për 100 banorë. Në vendin e katërt renditet Britania e Madhe, me 4.26 doza, kurse në të pestin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 3.03 doza për 100 banorë.

Me fillimin e fushatës globale të vaksinimit, vendet kanë përjetuar një qasje të pabarabartë në vaksina dhe shkallë të ndryshme të efikasitetit në marrjen vaksinave.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu