23-vjeçari me ngjyrë vdiq pas arrestimit; Protestuesit përleshen me policinë në Bruksel

BRUKSEL – Ajo që nisi si një protestë paqësore u kthye papritur në një përplasje të dhunshme midis demonstruesve dhe policisë të martën në Bruksel. Madje iu vu flaka komisariatit të policisë.

Qindra protestues u mblodhën në sheshin përpara departamentit të policisë se Brukselit të Veriut, për të protestuar lidhur me një incident, ku një i ri me ngjyrë vdiq pak pasi u ndalua nga policia.

Të afërmit dhe miqtë e 23-vjeçarit të identifikuar si Ibrahima Barrie ishin gjithashtu të pranishëm në protestë, shkruan RT.

“Policë vrasës”, – bërtisnin të rinjtë që hidhnin fishekzjarre dhe gurë drejt uniformave blu.

Mediat lokale raportojnë se protestuesit morën materiale ndërtimi nga një kantier aty pranë, dhe i përdorën ato për t’ua hedhur oficerëve. Një makinë policie u dëmtua dhe disa kontejnerë mbeturinash u dogjën gjatë përleshjeve. Policia u përgjigj me ujëhedhëse kundër protestuesve.

Organizatorët e protestës, Shoqata e Guineasve të Rinj të Belgjikës, u përpoqën të qetësonin gjërat, por pa rezultat.

Sipas mediave belge, “disa arrestime” u bënë gjatë përleshjeve, por nuk ka informacion mbi numrin e saktë të të arrestuarve, ose mbi ata të plagosur gjatë përplasjes.

Ibrahima died in custody of heart failure, no trace of drugs, lawyer says

s3.eu-central-1.amazonaws.com/img.hromadske.ua/...

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu