Dëbora zbardh Kukësin, probleme me energjinë elektrike në disa zona malore

KUKËS – Rënia e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në zonat malore gjatë mbrëmjes së djeshme në disa qarqe të vendit. Një ndër to është edhe Kukësi, i cili sot është zgjuar nën petkun e aardhë.

Burime për mediat bëjnë me dije se trashësia e dëborës në zonat e larta malore të Kukësit, siç Shishtaveci, ka arritur deri në 5-10 cm.

Rrugët nacionale dhe bashkiake janë të hapura ndërsa janë krijuar probleme me energjinë elektrike në zonat e thella malore si, Njësitë Administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojan dhe Zapod të Bashkisë Kukës, fshati Pogaj në Bashkinë Has dhe fshatrat Dragobi e Valbonë, në fshatrat Gosturan dhe Lekbibaj të Tropojës.

Ulja e temperaturave ka rritur edhe prezencën e akullit, ndërkohë që sektori i qarkullimi i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimri e zinxhirë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu