TIRANË – Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër shërbim të rëndësishëm që tashmë mund të përfitohet edhe në portalin shtetëror ‘e-Albania’.
Për të gjithë ata që kanë ndryshuar vendbanimin, kreu i qeverisë thotë se nuk është e nevojshme që për ndryshimin e adresës të shkojnë pranë zyrave të Gjendjes Civile, pasi tashmë një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe përmes portalit e-Albania.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër lehtësim nga e-Albania, ku ju mund të korrigjoni adresën aktuale të vendbanimit tuaj ose deklaroni adresën e re vetëm në 3 minuta duke përdorur celularin apo kompjuterin pa marrë më rrugën për dokumente, ju uroj një ditë të mbarë”, – shkruan Rama në një postim në ‘Facebook’.