Peizazhi mahnitës që ofron Bulqiza nën petkun e dëborës (Fotogaleri)

BULQIZË – Me ftohjen e kushteve atmosferike gjatë ditëve të fundit, qyteti i Bulqizës është zgjuar mëngjesin e sotëm nën petkun e bardhë të dëborës, duke ofruar një pamje dhe peizash fantastik.

Reshjet, të cilat nisën që në mbrëmje, janë shoqëruar edhe me erë të ftohtë dhe ngricë. Ndërkohë që deri më tani nuk ka patur probleme në qarkullim apo furnizimin me energji elektrike.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë vënë në lëvizje me borëpastruese dhe aktualisht qarkullimi vijon pa problem, por me kujdes të shtuar.

Ndërkohë sipas parashikimit të motit, pritet që gjatë ditës së nesërme dhe në fundjavë qielli të jetë i kthjellët, me vranësira kalimtare, por temperaturat do të arrijnë në disa gradë minus (në Bulqizë deri në -10 °C).

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu