Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë, ministrja Haradinaj rendit arsyet

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se i është ndaluar hyrja në Kosovë zyrtarit serb, Petar Petkoviç.

Lajmin për ndalimin e zyrtarit, që në Serbi mban postin e Drejtorit të Zyrës për Kosovën, Haradinaj e ka njoftuar pëmes një postimi në rrjetet sociale.

Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviç (i ashtuquajtur ‘drejtor në zyrë për Kosovën’) për vizitë në Republikën e Kosovës”, – ka thënë Haradinaj.

Kjo sipas saj ka ndodhur pasi që Serbia po vazhdon të sillet në mënyrë destruktive.

“Duke vazhduar shkeljet e maltretimet me arrestime arbitrare e mbajtje ilegale të qytetarëve të Kosovës (i fundit javën e kaluar!); Duke përdorur rrugë të paligjshme dhe klandestine për të futur ‘vaksina’ të dyshimta në Kosovë me qëllim rrezikimin e sigurisë shtetërore dhe shëndetit publik.

Duke tentuar rikthimin e fushatës kundër shtetësisë së Kosovës – së fundmi duke i kërkuar Katarit që ‘të mos lobojë për Kosovën’ duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Uashingtonit e të Brukselit; Duke rritur provokimet, kërcënimet, sjelljet e ulëta, dhe lojërat e ndyra që po sjellin pasiguri dhe destabilizim në rajon e më gjerë! Andaj, le të qëndrojnë larg Kosovës”, – ka thënë Ministrja e Jashtme e Kosovës.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu