Tentuan të vidhnin një banesë, kapen dy hajdutët në Krujë

Foto ilustruese

KRUJË – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi tentuan që të vidhnin një banesë në Krujë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës që lamë pas.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit me inicialet G. M., 27 vjeç banues në Vlorë dhe Y. A., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë natës kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit H. C., banues në Krujë.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se janë autorë të 2 tentativave për vjedhje në banesat e shtetasve M. D. dhe H. H.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu