Sherr në Dibër/ Dy vëllezërit konfliktohen fizikisht me policët jashtë shërbimit

Foto ilustruese

DIBËR – Policia e Dibrës njofton mëngjesin e sotëm se ka arrestuar dy vëllezër, pasi akuzohen se për motive të dobëta, janë konfliktuar me dy shtetas, punonjës policie që ndodheshin jashtë orarit të shërbimit.

Burime për mediat bëjnë me dije në pranga kanë përfunduar shtetasit Robert Tota dhe Klodjan Tota, 22 dhe 24 vjeç, banues në Dibër, vëllezër me njëri-tjetrin.

Një noftim thuhet se arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas (punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke iu shkaktuar dëmtime të lehta truprore.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë shërbimet e patrullës, për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët edhe i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës, duke i penguar në kryerjen e detyrës së tyre.

Njoftimi i policisë:

U konfliktuan për motive të dobëta me dy shtetas duke u shkaktuar dëmtime të lehta trupore, si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezërit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve me iniciale R. T., 22 vjeç dhe K. T., 24 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas (punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

/Bulqiza.info/

53-vjeçari nga Dibra kapet duke transportuar drogë me makinë në drejtim të Tiranës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu