Bulqiza në agjendat turistike; Bashkia Bulqizë nis planin për promovimin e turizmit

BULQIZË – Në ambientet e Bashkisë Bulqizë është zhvilluar sot një takim me temë “Turizmi në Njësitë Administrative”, i cili ka për qëllim promovimin e turizmit në të gjitha njësitë administrative të bashkisë gjatë vitit të ardhshëm.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Bashkia Bulqizë, e cila përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se takimi u iniciua nga Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Kulturës dhe Turizmit në Bashkinë Bulqizë, Ledjana Gjoka.

Në postim thuhet se Gjoka e vuri theksin në rëndësinë që ka promovimi i turizmit malor në zhvillimin e zonës.

“Pas përfundimit të rrugës së Arbrit dhe asaj që lidh Bulqizën me Librazhdin, Bulqiza do të jetë një destinacion i mundshëm për t’u vizituar nga turistë vendas dhe të huaj, qoftë kjo edhe përmes vizitave ditore. Synimi ynë është ta fusim Bulqizën në agjendat turistike të këtyre turistëve, gjë kjo që do të ndihmojë në zhvillimin e këtij sektori”, – citohet të ketë thënë ndër të tjera Gjoka.

Ndërkohë, administratorët e njësive administrative shprehën vullnetin për t’iu bashkangjitur nismës së Bashkisë për promovimin e vlerave kulturore dhe pasurive natyrore që gëzon Bulqiza, – shkruhet më tej në postim.

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz të ulur, tabelë dhe E brendshme

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz të ulur, njerëz që qëndrojnë, tabelë dhe E brendshme

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur, tabelë, zyra, screen dhe E brendshme

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu