Hoti uron Bajdenin: I përkushtuar të punoj me administratën tuaj

PRIShTINË – Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar një telegram urimi presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden.

Sipas një njoftimi për mediat, kryeministri Hoti e ka siguruar presidentin Bajden se Qeveria e Kosovës, të gjitha partitë e saj politike, pozita dhe opozita, janë plotësisht të përkushtuara për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam shumë i lumtur të theksoj se Republika e Kosovës ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol vendimtar. Unë jam i përkushtuar të punojë me administratën tuaj për të forcuar institucionet demokratike, integrimin Euro – Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit”, – thuhet në letër.

Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjet për presidentin Donald Tramp dhe administratën e tij për mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë, dhe integrimet ekonomike rajonale.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu