“Liria ka emër”/ Rama: Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë lartësohet Ibrahim Rugova

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, në kuadër të 15-vjetorit të vdekjes së tij.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë theksoi se sa më shumë kalojnë dhe do të kalojnë vitet, aq më shumë do të lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e krejt shqiptarisë.

Sot u përkujtua 14-vjetori i ndarjes nga jeta të presidentit të parë të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova (1944-2006).

Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe studiues.

Ai u rizgjodh president i Republikës së Kosovës, në mars 2002 dhe në dhjetor të vitit 2004. Ibrahim Rugova është laureat i shumë çmimeve dhe dekoratave ndërkombëtare, ndërmjet të cilave: Çmimi për Paqen i Fondacionit “Paul Litzer”, në Danimarkë (1995); Çmimi për Paqen i Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrosco i Farmiguera”.

Pas vdekjes ai u dekorua me “Urdhrin e Famurit Kombëtar”, nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu. Ibrahim Rugova vdiq në Prishtinë më 21 janar 2006.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu