Hysaj largohet nga Napoli

TIRANË- Tashmë është zyrtare Elseid Hysaj do të largohet në fund të sezonit nga Napoli si lojtar i lirë.

Mario Giuffredi, menaxheri i futbollistit ka konfirmuar e skuadra e “Napolit” dhe lojtari nuk ka gjetur marrëveshje për të rinovuar bashkëpunimin 6-vjeçar dhe në qershor, ai do të jetë një lojtar i lirë.

“Mendoj se diskutimi është mbyllur. E dimë që nga sezoni i ardhshëm do të jemi në një skuadër tjetër. Napoli ka ndërmend të përqendrohet në të tjera drejtime. Po bisedojmë me klube të tjera, megjithatë Hysaj do ta bëjë si duhet detyrën e tij deri në qershor”,- sqaron Giuffredi.

“Edhe futbollistë të tjerë duan pagë të lartë, por është dyshimi nëse mund të bëjnë më mirë se Hysaj”, ka deklaruar agjenti, Mario Giuffredi.

Futbollisti kuqezi, pritet tashmë të gjej një skuadër tjetër, “Olimpique Marseille’, “Lyoni” dhe “Sevilla” kanë zgjuar interesimin për mbrojtësin shqiptar. Po ashtu ka dhe klubet të tjera në Itali apo Gjermani që kanë interes tek shërbimet e mbrojtësit shqiptarë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu