Luana Vjollca nis pushimet, publikon foto me bikini

Pas përfundimit të “Shiko kush luan”, Luana Vjollca është “arratisur” për të shijuar disa ditë pushimi. Megjithëse nuk e ka zbuluar vendin që ka zgjedhur të pushojë, moderatorja ka ndarë me ndjekësit disa foto mjaft provokative.

Së fundmi, ajo ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet e veshur me bikini. “Work hard, beach harder”, ka shkruar Luana krahas fotos. Mirëpo, sërish është vënë në qendër të kritikave, se ka përdorur fotoshop.

“Paskan lëvizur pllakat andej mbas, kujdes kokën“, ka shkruar një ndjekës. Ndërkohë kujtojmë që një ditë më parë, Luana u “kryqëzua” sërish për përdorim fotoshopi. Ajo vendosi t’ju përgjigjet kritikëve me një video, të cilën e ka shoqëruar pikërisht me këngën “Photoshop”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu