Ardit Gjebrea pozitiv me COVID-19: Jam me temperaturë jo shumë të lartë

Ardit Gjebrea është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatori përmes një postimi në Instagram, ku shprehet se është izoluar në shtëpi prej dy ditësh.  Gjebrea thekson se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se e vetmja simptomë që ka është temperatura jo shumë e lartë.

Përsa i përket emisionit “E diela shqiptare”, Arditi shprehet se do të vazhdojë dhe se ai do e drejtojë nga shtëpia e tij. “Dita e dytë-pozitiv! Nuk po obobo-hem, sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi?

Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha a zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën sigurisht bashkë, por nga shtëpia”, ka shkruar Gjebrea.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu