Filmi ‘Furgoni’ me regji të Erenik Beqirit, në garë për çmimin Oscar

Filmi “Furgoni” me regji të Erenik Beqirit garon përballë 10 prodhimeve kinematografike nga e gjithë bota në edicion e 93-të të Oscar-it, në kategorinë e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër.  

Ngjarjet në këtë film trajtohen në Shqipërinë e viteve ’90. Në qendër të tij është historia e një djali që është në kërkim të lirisë. Liri të cilën mund ta gjejë, vetëm duke u larguar nga Shqipëria. Por, për ta arritur atë, djali duhet që të bëjë një ndeshje të pazakontë në furgon. Fundin e së cilës do ta mësojë vetëm në fund. Në film luajnë aktorët  Arben Bajraktaraj e Afrim Muçaj nga Kosova, aktori francez Phenix Brossard, Lulzim Zeqja e Romir Zalla.

Ndonëse, Qendra Kombëtare e Kinematografisë nuk e mbështeti financiarisht, suksesi i filmit “The van”, që pati premierën botërore në Festivalin e Kanës, si bashkëprodhim francezo-shqiptar i “Origine Films”, Francë & “Anima Pictures” në vitin 2019, nuk ka munguar as në të tjerë festivale ndërkombëtarë, si në Festivalin e Sarajevës, Festivalin Manaki Brothers, në Festivalin e Filmit “Batroun Mediterranean” etj.

Filmat e tjerë me metrash të shkurtër në këtë garë janë: “Bittu”; “Da Yie”
“Feeling Through”; “The Human Voice”; “The Kicksled Choir”; “The Letter Room”; “The Present”; “Tëo Distant Strangers”; “The Van” dhe “Ëhite Eye”

Lista e plotë e të nominuarëve në ‘Oscar’ do të publikohet më 15 mars 2021. Çmimet ndahen në Teatrin Dolby të Hollywod-it në datë 25 prill.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu