TOKIO– Yoshiro Mori, presidenti i komitetit organizativ të Lojërave Olimpike të Tokios, njoftoi sot dorëheqjen pas pakënaqësive të shkaktuara nga deklaratat me konotacion gjinor javën e kaluar, por çështja e pasardhësit të tij nuk është vendosur ende.
“Deklaratat e mia të papërshtatshme kanë shkaktuar shumë shqetësime (…). Unë dëshiroj të heq dorë nga presidenca sot”, theksoi Mori, 83 vjeç, në një takim të këshillit ekzekutiv Tokyo-2020.
“Ajo që është e rëndësishme, është organizimi i Lojërave Olimpike në korrik. Nuk duhet që prezenca ime të bëhet një pengesë për këtë objektiv”, deklaroi ai, ish-kryeministër i Japonisë (2000-2001).
Presidenti i komitetit organizativ të Lojëra Olimpike të Tokios, Mori deklaroi javën e kaluar se gratë flisnin shumë gjatë takimeve.
Ai kërkoi falje të nesërmen duke përjashtuar fillimisht dorëheqjen. Por, një lumë kritikash pasoi në Japoni, ashtu dhe jashtë vendit.