Shoqëria civile si një aktor i rëndësishëm për integrimin europian

Një shoqëri cilvile aktive dhe e angazhuar, e aftë t’i kërkojë llogari institucioneve publike, të propozojë zgjidhje politikash dhe t’u mundësojë qytetarëve të ushtrojnë të drejtat e tyre, të shprehin shqetësimet dhe të përfshihen në hartimin e politikave është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përballur me sukses vështirësitë e integrimit europian. Zbatimin e proceseve të reformave të vazhdueshme madhore dhe në trajtimin e problematikave aktuale për llogaritjen e qeverisjes në nivel qëndror dhe vendor.

Pra, ajo që do të trajtohet me kujdes lidhet me faktin se si kjo shoqëri luan por edhe mban peshën e një aktori të rëndësishëm për integrimin europian. Ndaj, vlen të përmendet fakti se ekzistenca e një shoqërie civile, tregon një demokraci funksionale që i jep hapësirë në jetën publike dhe vendimmarrje larmisë së gjerë të mendimeve, shqetësimeve dhe zgjidhjeve të ndryshme. Nxitja dhe mbështetja për OSHC-të kanë qenë përherë në qendër të strategjisë së zgjerimit të BE-së, prej viteve 1990. BE afirmoi rolin e rëndësishëm që luan shoqëria civile në qeverisjen demokratike në politikat e saj të zgjerimit duke theksuar se “kur vjen puna te shteti ligjor dhe të drejtat themelore, përfshirë këtu lirinë e shprehjes dhe shoqatave  dhe të drejtave të minoriteteve ajo rrit kërkesën për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe efikasitet të  institucioneve publike dhe bën të mundur rritjen e vëmendjes të nevojave të qytetarëve në procesin e hartimit të politikave”.

Lidhur me Shqipërinë, BE ka përdorur si instrument politikë ashtu edhe ata financiarë për të zbatuar strategjinë e saj për shoqërinë civile, së pari dule inkurajuar qeverinë shqiptare ta bëjë legjistacionin e shoqërisë civile më të favorshëm, dhe të nxisë përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e para-antarësimit. Por vlen të përmendet se kohët e fundit, integrimi, kyr process aq i dëshiruar por edhe i përfolur prej të gjithë shqiptarëve është një nga temat kryesore të diskutimit në monotoninë e jetës politike shoqërore e kulturore shqiptare.

Por ç’është për ne integrimi, si e gjykojmë ne për secilën pjesë përbërse të tij?

Është e qartë se secili prej nesh në vetvete është sa i vetëdijshëm aq edhe entuziast për nevojën e këtij akti kaq themelor dhe historic për të ardhmen e Shqipërisë. Jam e sigurt se nese mbahet një referendum mbarë kombëtar për integrimin në BE, shumica dërmuese e shqiptarëve do të votojnë pozitivisht. Kjo do të dëshmojë edhe njëherë aspiratat e shoqërisë shqiptare dhe të kombit shqiptar për të qenë pjesë e kësaj familje të madhe. Pra, këtu shohim të nevojshme ndërthurjen e shoqërisë civile me mjedisin strategjik, Ku sot më shumë se kurrë, roli i kësaj të fundit mban një peshë shumë të madhe në lidhje me integrimin e Shqipërisë. Pasi, Integrimi Europian është procesi më i rëndësishëm në të cilin është përfshirë vendi ynë. Familja Europiane është një familje rregullash dhe ligjesh, standardesh të detyrueshme dhe me këtë proces Shqipëria duhet të rrisë standartet e saj politikë, demokratikë dhe ekonomikë, sepse pa këto standarde ajo nuk mund t’i bashkohet BE-së.

Ndaj si e tillë, shoqëria civile shihet si mundësuese për nxitjen e ndryshimit ose ndryshe spiralja e katërfishtë. Edhe pse dihet se një sektor i vetëm nuk mund të zgjedhë i vetëm sfidat madhore të shoqërisë, por këto role duhet të luajnë gjithnjë e më shumë nëpërmjet angazhimit në partneritet dhe korniza e bashkëpunimit duhet të vijë me të gjithë aktorët e tjerë nga biznesi, qeveria dhe organizatat ndërkombëtare, jot ë ngelet vetëm tek korniza e shoqërisë civile. Pra, koncepti unik që ka kjo shoqëri civile si “ hapësira ku veprojmë për të mirën e përbashkët”, ka bërë që kjo ,të marrë rolin e aktorëve më të rëndësishëm, thënë më thjesht rolin e lehtësuesit në nxitjen e ndryshimit në bashkëpunimin me aktorët e tjerë. Pra, kjo spirale e katërfishtë, mund të shihet si përmirësim i prespektivës, e cila jo vetëm që përqëndrohet tek autorët nga bota akademike, qeveria dhe industria, por njeh rolin në rritje që luhet nga kjo shoqëri civile.

Ndaj edhe pse, shoqëria civile në Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm. Ku lidhet më së shumti me zgjerimin dhe diversifikimin e tij në fushat dhe nivelet e ndërhyrjes. Por, pavarësisht zhvillimeve pozitive, ky sektor vazhdon të vuajë nga problem të shpërndarjes të pabarabartë në të gjithë vendin, nga dominimi i OSHC-ve të vogla, shumë prej të cilave nuk funksionojnë fare ose janë duke luftuar për projektet për të mbijetuar, nga kapacitetet dhe infrastruktura e pazhvilluar dhe nga gjendja e dobët financiare.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu