Dimri është përgjithësisht një periudhë e vështirë për shoferët, pasi muajt e ftohtë shpesh nxjerrin në pah shqetësimet më të mëdha të automjeteve. Ndërrimi i gomave, vendosja e zinxhirëve dhe pastrimi i borës dhe akullit nga makina në mëngjes janë disa nga problemet me të cilat mund të përballen çdo ditë shoferët.
Ngrirja e xhamit
Një mënyrë e mirë për të shkrirë akullin në xhamin e makinës është uthulla. Përziejeni me ujë (përdorni një raport 3/1) dhe spërkateni në xhama për t’i pastruar. Një mënyrë tjetër efektive është: Në një shishe, hidhni pak alkool, ujë dhe detergjent enësh.
Ngrirja e dorezave
Një mënyrë e thjeshtë është përdorimi i dezinfektantit të duarve në formë spraji. Alkooli do ta heqë akullin dhe do t’ju lejojë ta zhbllokoni dorezën. Një tjetër mënyrë është ta ngrohni çelësin e makinës me një shkrepëse ose çakmak dhe ta futni në bravë.
Ngrirja e pasqyrave anësore
Për ta shmangur akullin nga pasqyrat anësore, mjafton t’i mbuloni gjatë natës me një qese plastike në vend të një shiriti gome. Kur të hiqni qeset të nesërmen, do të vini re se nuk do të ketë akull tek pasqyrat.