U njohën në repartin e COVID-19, puthja e infermierëve në ditën e Shën Valentinit bën xhiron e botës

BARI – Në valën më të ethshme të COVID-19, kur spitalet italiane u tejmbushën nga pacientë të infektuar dhe sistemi shëndetësorë kaloi në kolaps, buroi një dashuri mes dy infermierëve.

Michele dhe Antonella, i dhuruan një puthje njëri-tjetrit brenda pavionit ku punonin në ditën e të dashuruarve, Shën Valentinit, por në këtë moment u fotografuan nga kolegët dhe fotot u shpërndanë në të gjithë botën.

Image result for Michele Antonella

Ata u dashuruan në repartin e koronavirusit, në poliklinikën e Barit dhe ditën e Shën Valentinit, spitali i zgjodhi ata për të dhënë një mesazh shprese përmes fotografisë që i portretizon së bashku.

“Dashuria lindi në pavion”, – shkruhet përbri fotos së publikuar.

Ajo që është e veçantë në dashurinë e dyshes, është se u takuan gjatë izolimit të parë në muajin mars, në një kohë ku daljet ishin të ndaluara dhe lejohej vetëm të shkoje në punë.

“Poliklinika më dha atë që të gjithë ëndërrojnë dhe veçanërisht në një periudhë kaq të vështirë për të gjithë”, – tha infermieri Michele Bonasia, i cili e nisi punën në poliklinikë marsin e kaluar.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu