BULQIZË – Ekipet e Bashkisë Bulqizë kanë vijuar punën për hapjen e rrugëve nga reshjet e dendura të dëborës që përfshinë vendin në fundjavë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Bashkia bën me dije se mjetet borëpastruese kanë ndërhyrë deri rrugët e fshatrave më të thellë të territorit të saj, duke bërë të mundur lirimin e tyre dhe lehtësimin e qarkullimit.
Më tej, ajo informon se prej disa ditësh është vlerësuar me kujdes çdo kërkesë e administratorëve të njësive dhe kryetarëve të fshatrave, të cilët kanë njoftuar për çdo vështirësi të ndeshur pas reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta.
“Ekipet e punës vijojnë të mbeten në terren, duke hedhur kripë në rrugë të ndryshme që shfaqin probleme për lëvizshmërinë e banorëve si pasojë e ngricave”, – mbyllet postimi i Bashkisë Bulqizë në ‘Facebook’.