Reshjet e dëborës dhe ngricat në Bulqizë; Punonjësit e Bashkisë vijojnë punën për pastrimin e trotuareve

BULQIZË – Reshjet e dendura të dëborës në fundjavë dhe temperaturat disa gradë nën zero, njësoj si në një pjesë të madhe të vendit, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim edhe në Bulqizë.

Lidhur me situatën e shkaktuar, Bashkia Bulqizë bën me dije se ekipet e saj, që në momentet e para, kanë punuar pa pushim për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Krahas lirimit të rrugëve kryesore të qytetit me borëpastruese, ekipet e bashkisë kanë ndërhyrë edhe për lirimin e rrugicave, si dhe kanë hedhur kripë dhe skorje në vendet më problematike me prezencë të akullit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu