AMSTERDAM – Temperaturat shumë gradë nën zero kanë ngrirë kanalet e Amsterdamit. Duke sfiduar motin e ftohtë, një i ri është shfaqur duke bërë patinazh mbi akull në kryeqytetin holandez.
I veshur vetëm me mbathje, i riu dukej se ishte tepër i lumtur, pasi kishte në dispozicion të gjithë ‘pistën’ e akullt, ndërsa spektatorët i bënin video dhe e shikonin të befasuar për guximin e tij.
Por kur ai vendosi të bënte një kthesë, akulli i hollë u thye dhe i riu u zhyt në ujin e akullt. Holandezi duket se u zbavit dhe rrëzimin e shoqëroi me një buzëqeshje.
Për fat të mirë, një qytetar që ishte aty pranë e tërhoqi me një litar për ta çuar diku që ngrohej, sipas gazetës britanike “The Sun”, e cila ka postuar në faqen e saj videon në fjalë.