Denaj, takim me partnerët ndërkombëtarë: Përpjekje të përbashkëta për rimëkëmbjen e ekonomisë

TIRANË- Qeveria shqiptare është e angazhuar totalisht për zbatimin e programit të rindërtimit dhe rikthimin e vendit në trajektoren e zhvillimit pozitiv, në kushtet e situatës së vështirë që kalon vendi nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia COVID-19.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një takimi me partnerët tanë  ndërkombëtarë për zhvillim, ku diskutuan gjerësisht përpjekjen e përbashkët për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare.

Denaj tha se “buxheti i vitit 2021 është një pasqyrë e qartë e angazhimit të qeverisë për programin e rindërtimit dhe rikthimin e vendit në trajektoren e zhvillimit pozitiv”.

“Qeveria do të vijojë zbatimin e Programit e Reformave Ekonomike 2021-2023, në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030”- deklaroi ministrja Denaj.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu