FSHF zyrtarizon kalendarin e Superligës

TIRANË- Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e Kategorisë Superiore, për javën e 20, 21 dhe 22-të. Një tur force për skuadrat e Superiores, që do u duhet të zhvillojnë tri ndeshje në 10 ditë.

Java e 20-të e cila ishte në program për t’u luajtur këtë mesjavë, u shty për shkak të kushteve atmosferike dhe do të luhet këtë fundjavë në 2 ditë. Gjithçka do të nisë të shtunën me 3 takime. Ndeshja që bije në sy është ajo e “Selman Stërmasit” mes “Tiranës” dhe “Teutës” që do të luhet në orën 13:00. Supersfida tjetër e kësaj jave ajo mes “Kukësit” dhe “Partizanit”, që do të luhet të dielën e 21 shkurtit në orën 16:00 në “Elbasan Arena”.

Java e 20-të do t’i lërë vendin raundit të 21-të që do të nisë të premten e 26 shkurtit me takim më interesant të këtij raundi përballjen e Niko Dovanës mes “Teutës” dhe “Kukësit” që do të luhet në orën 16:00. Në orarin e drekës, më datë 27 shkurt do të luhet supersfida tjetër, ajo mes  “Partizanit” dhe “Laçi” në orën 16:00 në “Elbasan Arena”. Më hertë, në orarin e drekës do luhen dhe tre sfidat e tjera të këtij raundi. Raundi i 22-të do të luhet i gjithi të mërkurën e 3 marsit në dy fasha oraresh 13:00 dhe 16:00.

Kalendari i plotë:

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu