Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare ka zgjedhur fjalët më të bukur për të uruar 13-vjetorin e Pavarësisë.
“Gëzuar Ditën Pavarësisë Kosovë! 🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰 13 vite! Unë kurrë nuk do ta harroj kur po e shikoja në televizor teksa po ndodhte (shpallja e Pavarësisë), kur jetoja në Prishtinë. Drithëron, drithëron, drithëron energjia e qytetit! E paharrueshme… krenare të shoh sa larg kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë! ❤️”, – shkruan këngëtarja shqiptare.
View this post on Instagram